“Pavarësisht situatës politike, Maqedonia e Veriut nuk mund të mungonte në këtë takim”.

Kështu u shpreh në Beograd, në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur, përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal i shërben integrimit Europian, por nuk do të ishte e arsyeshme për ne, tha ai, në qoftë se në kushtet kur integrimi minohet, ne të mos bëjmë asgjë.

“Do të ishte një përfitim i jashtëzakonshëm nëse do të eliminonim barrierat tregtare. Sa më mirë të bashkëpunojmë ne në rajon, aq më shumë do t’i bindim se jemi një rajon që nuk importon probleme. Kjo është e mundur vetëm nëse ne jemi zotër të rezultateve. Ne kemi hapur bisedime të sinqerta. Ne kemi treguar vullnet politik dhe ka kushte që të kthehet në zgjidhje legjislative. Ajo që na mungon është fokusi te zbatimi. Në takimin tonë në Tiranë, në fund të dhjetorit, duam të deklarojmë një sërë fitore, përfshirë edhe zgjidhjen e problemeve që përmenda. Gjithëpërfshirja është shumë e rëndësishme, nisma të mbetet e hapur për të gjitha vendet e rajonit. Sa më të vendosur të jemi për të ecur përpara, aq më interesante do të bëhet nisma. Bashkëpunimi rajonal i shërben integrimit Europian. Por nuk do të ishte e arsyeshme për ne, në qoftë se në kushtet kur integrimi minohet, ne të mos bëjmë asgjë”, tha Dimitrov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";