Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi në Kryesinë e Kuvendit një takim me studentë nga qyteti i Lushnjës.
Gjatë bashkëbisedimit me studentët Balla ka folur edhe për arrestimet e kryera nga SPAK, teksa deklaroi se Partia Socialiste është shumë krenarë për votën e dhënë për Reformën në Drejtësi.
“Më vjen mirë që veprimet e SPAK-ut po duartrokiten. Ka qenë dhe mbetet qëndrimi i Partisë Socialiste: Kushdo qoftë i akuzuari nga SPAK-u, pa dallim partie duhet të përballet vetë me akuzën! Partia Socialiste nuk i ka askujt asnjë borxh dhe i sugjeroj çdo partie në Shqipëri ta ndjekë këtë qasje”, deklaron Balla.
Postimi i plotë:
Kuvend
Ju tregova studentëve se pesë vite e ca muaj më parë miratonim në Kuvend ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi, e cila është duke dhënë rezultate të qarta, duke nisur ta transformojë drejtësinë nga themelet, nga hallkën më të kalbur të shoqërisë shqiptare, në një gur themeli të një shteti të mirëfilltë europian, ku ligji vjen përpara gjithçkaje e ku ligji i trajton të gjithë si të barabartë.
E pra, sot ne socialistët
Sot me rezultatet e dukshme dhe punën e SPAK-ut, të Gjykatës Kushtetuese etj., të gjithë mund të vërejnë qartë se sa e rëndësishme ishte Reforma në Drejtësi për të ardhmen e vendit tonë. Më vjen mirë që veprimet e SPAK-ut po duartrokiten. Ka qenë dhe mbetet qëndrimi i Partisë Socialiste: Kushdo qoftë i akuzuari nga SPAK-u, pa dallim partie duhet të përballet vetë me akuzën! Partia Socialiste nuk i ka askujt asnjë borxh dhe i sugjeroj çdo partie në Shqipëri ta ndjekë këtë qasje.
Është reforma në drejtësi, ajo që ka vendosur Shqipërinë në rrugën e Europës! Ata që e shanë, u munduan ta pengojnë, apo që u zotuan ta çbëjnë, duhet të kërkojnë falje.