Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla ndodhet në Berlin në kuadër të një vizite zyrtare.
Në ditën e dytë të takimeve Balla prit nga Kryetari i Komitetit për Çështjet Europiane në Bundestagun Gjerman, Anton Hofriter.
Gjatë takimit Hofriter ka theksuar se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE të fillojë sa më shpejt si dhe foli edhe për rëndësinë e mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Nga ana tjetër Balla u shpreh krenar që Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kriteret e lidhura me mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare e cila fatmirësisht parashikohet të mbahet në qershor të këtij viti.
Balla gjithashtu ka theksuar se qeveria do të vazhdojë me plotësimin e kushteve dhe me thellimin e reformave të nisura në kuadër të procesit të integrimit pasi ato përbëjnë një hap të rëndësishëm në procesin e rëndësishëm historik drejt Bashkimit Europian.