Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim me Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit Martin McDowell.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes DASH mbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E falenderova zotin McDowell për përpjekjet e tyre diplomatike për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sa më parë”, shkruan Balla.

*Postimi i plotë i Taulant Ballës:*

TiranëKënaqësi të ritakohem me Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit Martin McDowell. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes DASH mbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian. E falenderova zotin McDowell për përpjekjet e tyre diplomatike për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sa më parë.

 

Lidhur me agresionin rus kundër Ukrahinës, siç tha Presidenti i SHBA Joe Biden “Demokracitë po ngrihen në lartësinë e këtij momenti, duke bashkuar botën në anën e paqes dhe anën e sigurisë. Ne po tregojmë forcën tonë dhe ne nuk do të lëkundemi”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

#TëBashkuarmeUkrahinën