Balla takon Ambasadorin e Hungarisë: Mbështesim procesin e negociatave dhe mbajtjen në Qershor të Tryezës së parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla takon Ambasadorin e Hungarisë: Mbështesim procesin e negociatave dhe mbajtjen në Qershor të Tryezës së parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim me Ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri, Lóránt Balla.

Përmes një postim në rrjetin social facebook Balla shprehet se Hungaria është një mike e mirë e Shqipërisë si dhe mes dy vendeve gjatë viteve të fundit është intensifikuar bashkëpunimi ekonomik.

“Hungaria është një mike e Shqipërisë, dhe të dy vendet tona kanë lidhje historike dhe miqësi tradicionale. Gjatë viteve të fundit është intensifikuar bashkëpunimi ekonomik, duke u konkretizuar me prezencë të rëndësishme të kompanive hungareze në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë”, deklaron Balla.

Ndërsa Ambasadori hungarez, Balla ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e Hungarisë në procesin e negociatave dhe mbajtjen në Qershor të Tryezës së parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Advertisement

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

U takova me Ambasadorin e Hungarisë zotin Lóránt Balla. Hungaria është një mike e Shqipërisë, dhe të dy vendet tona kanë lidhje historike dhe miqësi tradicionale. Gjatë viteve të fundit është intensifikuar bashkëpunimi ekonomik, duke u konkretizuar me prezencë të rëndësishme të kompanive hungareze në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Banka OTP në sektorin bankar dhe kompania 4iG e cila tashmë zotëron One Telecomunication dhe Albtelekom, janë shembuj konkretë të prezencës së sipërmarrjes hungareze në Shqipëri.

Ambasadori Balla rishprehu mbështetjen e Hungarisë në procesin e negociatave dhe mbajtjen në Qershor të Tryezës së parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Marrëdhëniet dypalëshe janë shumë të mira. Hungaria mban zgjedhjet e përgjithshme parlamentare këtë të dielë.

Ne vlerësojmë mbështetjen e Hungarisë dhe të vendeve të Grupit Vishegradit për mbështetjen e integrimit evropian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy