Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite.

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Balla përmes një postimi në “Facebook”, ku ka zbardhur disa nga çështjet më të rëndësishme që janë diskutuar në takim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Balla shkruan se është diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit si dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë publike.

 

Me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili më përcolli urimet dhe ftesën e Ministrit të Brendshëm Princit Abdulaziz bin Saud bin Naif bin Abdulaziz, diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Do të rrisim bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike”, shkruan ministri Balla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";