Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.
Balla nënvizon se marrëdhënia e Shqipërisë me shtetin e Izraelit është e shkëlqyer si dhe thekson që në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit – 27 Janar, i është propozuar Kuvendit të Shqipërisë organizimi i një seance të posaçme përkujtimore.
“Kënaqësi të prisja në një takim Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg. Marrëdhënia e Shqipërisë me shtetin e Izraelit është mjaft speciale dhe e shkëlqyer. Ndërsa vitin e ardhshëm Shteti i Izraelit feston 75 vjetorin e krijimit të tij, si në çdo janar do të përkujtojmë viktimat e Holokaustit. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa përpara saj dhe është vendi që u kthye në një strehë të sigurt për hebrenjtë, të cilët erdhën pikërisht për të gjetur strehë e për të shpëtuar jetën e tyre e të familjeve.
Në themel të këtij fakti të gjithëpranuar botërisht, pra të mikpritjes shqiptare për hebrenjtë, qëndron kodi i nderit i shqiptarëve, që përcakton se “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut” dhe se miku ka besën e shqiptarit, i cili është i gatshëm ta mbrojë me jetën e tij.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit – 27 Janar, i kemi propozuar Kuvendit të Shqipërisë organizimin e një seance të posaçme përkujtimore”, shkruan Balla.