Balla: SPAK të hetojë vrasjet në bulevard në 21 janar 2011, Komandanti i Gardës urdhëroi hapjen e zjarrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla: SPAK të hetojë vrasjet në bulevard në 21 janar 2011, Komandanti i Gardës urdhëroi hapjen e zjarrit

Partia Socialistë kërkon nga SPAK të vihet në lëvizje mbi vrasjet ne boulevard në 21 Janar 2011 në protestën e opozitës së atëhershme kundër qeverise “Berisha”.

 

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar tha se SPAK duhet të tërheqë menjëherë dosjen nga prokuroria e Tiranës, e cila duhet të shpallë moskompetencën, pasi urdhrat e vrasjes janë dhënë nga zyrtarët më të lartë të qeverisë atë ditë.

 

Advertisement

Më 22 prill 2011 janë paraqitur nga PS pranë prokurorisë së Tiranës ku kam dërguar prova të tjera për vrasjen protestuesve. Lidhur me këtë kallëzim asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje për të dhënë shpjegime si palë akuzuese apo e dëmtuar.  Dosja penale nga 3 nga 4 vrasjet dhe vendimet e gjykatave është një turpet më të mëdha.  Edhe pse u vërtetua se Bereta e Gardës së republikës ka qëlluar vrasja e Faik Myrtajt është cilësuar nga gjykata pa autor.  Aleks Nika është një tjetër dosje penale pa vrasës, pa autor. Ne duke qenë forcë qeverisëse jemi përpjekur që të ruajmë ndarjen e pushteteve. Gjithmonë kemi qenë në anën e drejtësisë me besimin se i takon asaj që20 janar 2021 policia i ka kërkuar prokurorisë së Tiranës urdhrin për kryerjen e ekzaminimeve të tjera për vrasjen e dëshmorëve Aleks nika dhe Hekuran Deda por edhe plagosjen e gazetarit Fatos Mahmutaj. Maj 2011 prokuroria hapi hetimet për ngjarjet e mësipërme.  Janar 2022 i kam kërkuar drejtuesit të SPAK për tërheqjen e kësaj dosjeje nga prokuroria e Tiranës.Ne kemi kërkuar shpalljen e moskompetencës së prokuroria së Tiranës për dosjen e Aleks Nikës dhe kalimin e kësaj dosjeje te Prokuroria e Posaçme.

 

 

 

Advertisement

Balla shtoi se prova e fundit, një audio e komunikimit të brendshmes mes drejtuesve dhe punonjësve të Gardes gjatë protestes në 21 janar 2011, tregon se Komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka urdhëruar vrasjet, duke zgjedhur edhe vetë vrasësit.

 

 

Ndërkohë që një tjetër provë e re materiale është publikuar së fundmi. Komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka urdhëruar vrasjet, duke zgjedhur edhe vetë vrasësit. Madje duket qartë se ai është urdhëruesi. Berisha nuk e fshehu dot krimin.Kjo çështje duhet të kishte shkuar me kohë në SPAK. Prej 27 korrikut ka në fakt edhe një kërkesë procedurale nga pala e dëmtuar që e kërkon kalimin e dosjes në Prokurorinë e Posaçme. T’i japim fund pandëshkueshmërisë të atyre që u përfshinë në urdhrat e 21 janarit. Ekspertët e PS-së kanë filluar punën për hartimin e një kallëzimi tjetër penal drejtuar Prokurorisë së Posaçme”, tha mes të tjerash në një dalej për mediat Taulant Balla.

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy