Balla: Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me atë të 7 viteve më parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla: Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me atë të 7 viteve më parë

 

Sekretari i  Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha gjatë aktivitetit “Deputeti që Duam” se kjo forcë politike është krenare që ka konkretizuar një premtim të dhënë jo vetëm ndaj elektoratit të Partisë Socialiste por më gjerë ndaj qytetarëve.

 

Sipas tij,  reforma zgjedhore shënoi një moment historik për demokracinë shqiptare.

Advertisement

 

Hapja e listave, shtoi Balla, përfaqëson thelbin e vlerave të PS dhe kjo ishte arsyeja përse kjo iniciativë u mor dhe u mbështet nga Partia Socialiste.

 

Jam i entuziazmuar edhe për interesin e lartë në shprehur nëpërmjet aplikimit në platformën “Deputeti që Duam’ e cila u përkthye në një përgjegjësi të madhe për Komitetin përzgjedhës i cili e pati shumë të vështirë të për zgjedhte më të mirët në qindra aplikime.   Duhet të theksoj se përzgjedhja e kandidatëve më të kualifikuar nuk vjen vetëm si rrjedhojë e listave të hapura por edhe si nevojë e sfidave të paprecedenta që po përjetojmë lokalisht dhe po të duam edhe globalisht. Me listat e hapura pushteti kthehet te sovrani, i cili tanimë do të jetë zëri i vetëm që do të përzgjedhë përfaqësuesit e tij.

Advertisement

 

 

Sipas Taulant Ballës, Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore në raport me 7 vite me parë.

 

Advertisement

 E kam theksuar edhe herë të tjera që falë reformave të thella të jetësuara gjatë këtyre viteve nën drejtimin e Partisë Socialiste,  Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me atë të 7 viteve më parë. Nuk është momenti për të bërë bilancin, por ajo që dua të nënvizoj është  nevoja për të vazhduar  në këtë rrugëtim aspak të lehtë. Në këtë moment është rëndësishme të zgjedhim njerëzit e duhur, me bindjen se ata që do të kenë mbështetjen e komunitetit që prej fillimit do të kenë fuqinë për të sjellë ndryshimet e vërteta.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy