Balla shkresë për SPAK dhe Prokurorinë: Në çfarë faze janë hetimet për kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Berisha?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla shkresë për SPAK dhe Prokurorinë: Në çfarë faze janë hetimet për kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Berisha?

Kryetari i grupit parlamentar te partise socialiste, Taulant Balla, kerkon te dije nga SPAK dhe prokuroria e pergjithshme se ne cilen faze jane hetimet per kallezimin ndaj ish-kryeministrit Berisha per çeshtjen CEZ-DIA.

 

Permes nje shkrese drejtuar dy organeve te drejtesise, Balla kerkon te informohet se ne çfare gjendje apo shkalle procedimi eshte ky kallezim i bere qe prej vitit 2017.

 

Advertisement

Nje dite me pare, kryetari i grupit parlamentar te socialisteve deklaroi ne kuvend se drejtesia ende nuk ka vepruar ndaj ish kryeministrit Berisha per çeshtjen CEZ-DIA.  Sipas Balles forca e institucioneve te reja do te shihet me hetimin e dosjeve te vjetra.

 

Ne listen e komisionit hetimor qe ps ngriti ne vitin 2016 per skandalin e privatimit abuziv te ossh u pyeten si deshmitare 12 persona mes te cileve ish kryeministri Berisha, i biri i tij, Shkelzeni dhe ish ministra te kohes si Genc Ruli dhe Ritvan Bode.

 

Advertisement

Pas dorezimit te raportit te hetimit parlamentar ne prokurorine e pergjithshme per ndjekje penale te ish zyrtareve te larte te asaj kohe, sipas konkluzioneve te dala, sot Balla kerkon te dije se çfare eshte bere me kete dosje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy