Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në Kryesinë e Kuvendit një delegacion nga Kuvendi i Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Gjatë takimit Balla dhe Abdixhiku diskutuan për intensifikimin e bashkepunimit në të gjitha nivelet mes grupeve parlamentare, në nivelin e Komisioneve Parlamentare por mbi të gjithë në funksion të shkëmbimit të ekspertizës në draftimin e legjislacionit.
“Rrugëtimi i përbashkët drejt Bashkimit Europian dhe koordinimi midis delegacioneve parlamentare në kuadër të diplomacisë parlamentare ishte një tjetër pikë e diskutuar me Kryetarin e LDK-së.Lidhja Demokratike e Kosovës është një parti që ka një kontribut të pazëvendësueshëm në jetën politike të Kosovës gjatë konfliktit si dhe në rrugëtimin e saj si një shtet sovran dhe i pavarur”, deklaroi Balla.