Balla nga Roskoveci: Rublat e Rusisë vazhdojnë ta financojnë aleancën e Sali Berishës dhe Ilir Metës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla nga Roskoveci: Rublat e Rusisë vazhdojnë ta financojnë aleancën e Sali Berishës dhe Ilir Metës

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla, i cili ishte në Roskovec në festën e ullirit u shpreh se qeveria po bën gjithçka për të gjetur tregje të reja si dhe për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë e cila ka qenë e mbarë pavarësisht situatës së shkaktuar nga inflacioni i luftës.

 

Ky vit ishte një vit shumë i mbarë për bujqësinë, me sasi më të mëdha prodhimi edhe në kulturën e ullirit dhe vajit të ullirit dhe ajo që më shqetëson është gjetja e tregjeve të reja për prodhimin dhe sasinë e madhe të vajit të ullirit. Qeveria do të bëjë gjithçka për të mbêshtetur gjetjen e tregjeve të reja. Qeveria në fakt po bën gjithçka për mbështetjen e të gjitha familjeve shqiptare në këtë situatë të vështirë lufte pasi mos të harrojmë që jemi në një luftë. E them shpesh që nëse lufta në Ukrainë zhvillohet me armë, në Shqipëri apo Europë lufta ka prekur përmes inflacionit të luftës të ardhurat e çdo familjeje dhe të thëna të gjitha këto kuptojmë që qeveria po bën gjithçka për t’u kujdesur që çdo familje shqiptare. Faturën e energjisë elektrike 80% e paguan qeveria dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë sa kohë që do të zgjasë lufta dhe ajo që është e rëndësishme të kuptojmë gjithashtu edhe përpjekjet e qeverisë për të mbështetur pensionistët. Brenda këtij viti të vështirë lufte kemi rritur me 10% pensionet, kemi rritur pagat e administratës ata me paga më të ulta”, tha Balla.

 

Advertisement

Përsa i përket protestës së Sali Berishës Balla u shpreh se thirrja e Sali Berishës për protesta nuk është fare për hallet e njerëzve por për hallin e tij personal, hall të cilin nuk ja zgjidh dot askush, as Ilir Meta, as protesta por hall nga rublat ruse.

 

Në fakt është e vonuar protesta e aleatit të Vladimir Putin në Shqipëri, Sali Berishës sepse rublat e Rusisë vazhdojnë ta financojnë aleancën e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Besoj që çdo shqiptar e kupton që janë rublat ato që nxisin këto lloj qasje, ndërkohë që e gjithë Europa është në luftë me Putinin, Saliu i del në krah Putinit dhe kërkon protesta, megjithatë protestat e Berishës janë një keqardhje për këdo nga ata demokratë të thejshtë e të zakonshëm të cilët vazhdojnë të besojnë hallin personal të Saliut. Protesta nuk ka të bëjë as me qeverinë, as me energjinë elektrike por ka të bëjë me hallin personal të Saliut. Sali Berisha është një person non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE në një kohë të shkurtër. Thirrja e Sali Berishës për protesta nuk është fare për hallet e njerëzve por për hallin e tij personal, hall të cilin nuk ja zgjidh dot askush, as Ilir Meta, as protesta por hall nga rublat ruse”, tha Balla.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy