Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Manolis Kefalogiannis, Anëtar i Parlamentit Europian.
Balla ka vlerësuar angazhimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe ka theksuar se muajin e ardhshëm Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri do të mblidhet në Tiranë.
Advertisement
“Mirëprita në Kuvendin e Shqipërisë Anëtarin e Parlamentit Europian Manolis Kefalogiannis, me të cilin bashkë-drejtojmë Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri.
Muajin e ardhshëm ky Komitet do të mblidhet në Tiranë.
Advertisement
Vlerësojmë angazhimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian në rrugën tonë të anëtarësimit në BE”.