Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit Taulant Balla doli në një konferencë për median nga ky qytet, vetem pak ore pasi PS publikoi listat e kandidateve ne te gjithe vendin.
I pyetur mbi mos përfshirjen në lista të ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati,raporton Vizion Plus, Balla disa herë anashkaloi duke mos dhënë një përgjigje.
Teksa renditet i teti në listën e kandidatëve të Elbasanit , Balla nënkuptoi se nuk ndjehej i rrezikuar pasi objektivi manimal i Partisë sociliste ne Qarkun e Elbasanit është të fitojë tetë mandate.
Listën e kundërshtarit në Elbasan Taulant Balla u shpreh se pak e njeh, por atë të qarkut të Tiranës e konsideroi përmbajtje fatale të 30-të viteve tranzicion të Partisë Demokratike. Balla i konsideroi pazare përfshirjen ne listën e PD të aletaëve si Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi.
Por përfshirjen në listat e Partisë Socialiste të Najada Çomos dhe Luljeta Bozos Taulant Balla nuk i heq të njëjtin paralelizëm me aleatët e Bashës, duke i konsideruar pjesë të betejave në kohë të vështira.
Përballja e 25 prillit pritet të jetë e fortë në qarkun e Elbasanit, ku dalin 14 mandate. Në zgjedhjet e 2017-tës partia Demokratike ishte ajo që humbi më shumë terren duke fituar vetëm 4 mandate, ndërkohë Partia Socialiste fitoi 7, ndërsa LSI dhe PDIU ndanë nga dy mandate.