
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka konfirmuar ‘non grata-n’ e kreut të PD, Sali Berisha.
Gjatë replikave në Kuvend, Balla u shpreh se Komisioni Europian ka marrë vendimin për të ndjekur shembullin e SHBA për të vendosur sanksione ndaj personave të përfshirë në korrupsion madhor.
Advertisement
Më ironi, Balla u shpreh se Berishës do t’I duhet vizë për të shkuar edhe në Lalëz, ku ai banon.
“Në fjalën time sapo kam përshëndetur atë që do ndodhi, jam i sigurt. Komisioni Europian më në fund ka marrë vendimin që nën shembullin e Britanisë së Madhe, dhe SHBA të eci me sanksione për individë të përfshirë në korrupsion në nivele të lartë. Sikur ja kam thënë vetë Saliut ai do i duhet vizë për të shkuar edhe në Lalëz.”– tha Balla.
Advertisement