Balla konferencë me deputetin e Bundestagut gjerman: Diskutuam për çështje me interes të dyanshëm!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla konferencë me deputetin e Bundestagut gjerman: Diskutuam për çështje me interes të dyanshëm!

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është takuar sot në Tiranë me deputetin e Bundestagut Adis Ahemtovi

 

Balla ka zhvilluar një komunikim për mediat pas takimit me deputetin e Bundestagut teksa u shpreh se në këtë takim u diskutua për çëshjte të interesit të dyanshëm.

 

Advertisement

Ai theksoi gjithashtu se kancelari gjerman është i qartë për procesin e Berlinit dhe ka prioritet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.

 

 

“Kemi diskutuar për shumë çështje të interesit të dyanshëm, dhe vlerësojmë shumë procesin e Berlinit si proces që ka ndikuar pozitivisht , sikurse në vlerësimin tonë Ballkani i Hapur është instrumenti i duhur dhe ka dhënë rezultate konkrete në ndihmë të sipërmarrësve dhe qytetarëve në rajonin tonë. Kujtoj që kancelari gjerman është i qartë në vazhdimin e procesit të Berlinit dhe ka në prioritet edhe procesin e anëtarësimit të Ballkanit”, tha Balla.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy