
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bën me dije se i ka shprehur solidaritetin e shtetit shqiptar ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg. Ai thekson së Shqipëria e dënon këtë akt terrorist dhe është pranë popullit palestinez në këto momente të vështira.
“Sapo i shpreha Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, solidaritetin tonë me popullin e Izraelit ndërsa vijojnë sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Shqipëria përmes Kryeministrit Edi Rama i dënoi ashpër këto sulme terroriste dhe mban një qëndrim të fortë kundër terrorizmit. Mendimet dhe lutjet tona sot janë për viktimat e këtij sulmi të pabesë, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shprehet ai.
Më herët, kryeministri Edi Rama dënoi sulmet e ndodhura kete te shtune ne Izrael. Rama tha se Shqiperia eshte e vendosur kundër terrorizmit.