Kreu i grupit socialist, Taulant Balla ndodhej në Bruksel bashkë me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në institucionet e BE-së, prej ku njoftoi se priteshin edhe lajme të mira për vendin.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Balla deklaroi se Bashkimi Evropian ka ofruar 90 milionë euro për rimëkëmbjen e vendit nga pandemia.
“Lajmi për të cilin doja të fokusohesha është pjesa që përsëri komisineri Varhelyi e njoftoi, është pjesa e instrumentit të asistencës mikrofinanciare. Sot është bërë e ditur që Shqipërisë do t’i lëvrohen edhe 90 milionë euro të tjera, si fazë e parë e këtij instrumenti që janë të domosdoshme në procesin e rëndësishëm të rimëkëmbjes ekonomike të vendit përpos efekteve të pandemisë.”
Advertisement