Një aksident tragjik ndodhi ditën e djeshme në aksin Milot-Rrëshen, ku humbën jetën babë e bir.
Në aksident humbi jetën shtetasi Shkurt Prenga dhe djali i tij 3 vjeç. Nëna e 3 vjeçarit, Fabiola Prenga ndodhet në spital ku po merr trajtim mjekësor.
Advertisement
Mëngjesin e sotëm, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit “Benz”që u përplas me makinën tip “Opel” ku ndodhej familja Prenga, e cila u përfshi nga flakët.
Drejtuesi i automjetit “Mercedes-Benz, Arlind Mihaj udhëtonte në drejtim në Milotit dhe në afërsi të një karburanti dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar duke i dalë përpara automjetit “Opel Corsa” ku udhëtonte familja Prenga.
Advertisement