Një 54-vjeçar në Divjakë është vënë në prangat e policisë, pasi në bashkëpunim me djalin e tij plagosën me thikë 23-vjeçarin.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në darën 3 korrik dhe shkak mendohet të kenë qenë motivet e dobëta.

Ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim 27-vjeçarin dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij.

I riu që mbeti i plagosur ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi shtetasin M. M., 54 vjeç, banues në Divjakë dhe shpalli në kërkim djalin e tij, shtetasin L. M., 27 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 03.07.2024, në fshatin Çermë-Shkumbin, kanë goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin A. M., 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia. .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv