“Babai u la të vdiste në karrige në Infektiv”/ QSUT hedh poshtë akuzat e motrave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Babai u la të vdiste në karrige në Infektiv”/ QSUT hedh poshtë akuzat e motrave

Dy motra akuzuan stafin e spitalit Infektiv se nuk i ka dhënë shërbimin e nevojshëm babait të tyre, Rifat Lalo, i cili ndërroi jetë pas infektimit me koronavirus. Dy vajzat e tij pretendojnë se ai është lënë në pritje në karrigë për disa orë dhe për këtë arsye humbi jetën.

 

Por Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në një reagim, pasi rasti u bë mediatik, mohoi akuzat. QSUT shtoi se mjekja roje që do i bënte shërbimin 79-vjeçarit, është vënë nën presion nga familjarët sepse ndërhynin vazhdimisht.

 

Advertisement

“Pacienti me inicialet R.L,79 vjec, ka mbërritur me urgjencë pranë Spitalit Covid 1, ora 16:30 të datës 15 Shkurt 2021, në një gjendje shumë të rënduar shëndetësore. Menjëherë është pranuar në urgjencën e Spitalit Covid 1 dhe ka marrë shërbimin e nevojshëm shëndetësor, sipas protokolleve. I është bërë skaneri në orën 17:15, është komunikuar menjëherë pas realizimit të skanerit me familjarët duke ju shpjeguar gjendjen tepër të rëndë si në aspektin klinik ashtu edhe atë imazherik. Gjendja e pacientit ka vazhduar të jetë e rënduar, ndërkohë që ka qenë gjatë gjithë kohës në oksigjenoterapi (sipas rekomandimeve edhe te mjekeve reanimatore). Ndërkohë, mjekja e rojës është gjendur vazhdimisht nën presionin dhe ndërhyrjet e familjarëve, të cilët kanë patur madje dhe një komunikim të acaruar mes tyre, në ambjentet e jashtme të spitalit, mbi vendimin për ta mbajtur apo për ta nxjerrë pacientin nga spitali dhe për ta dërguar në një shtet tjetër Europian për trajtim.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy