Babai plagosi të birin në Pogradec, flet i afërmi i familjes: Djali ishte i dehur, e qëlloi 2 herë me çifte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Babai plagosi të birin në Pogradec, flet i afërmi i familjes: Djali ishte i dehur, e qëlloi 2 herë me çifte

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Pogradec, ku 83-vjeçari Agim Shkullaku plagosi me çifte të birin, 47-vjeçarin Përparim Shkullaku.

Ngjarja ndodhi pas një sherri mes të dyve dhe pasi i biri ushtroi dhunë ndaj të atit, ky i fundit mori armën dhe e qëlloi.

Ndërkohë, një i afërm i familjes, Elimor Shkullaku ka treguar se 47-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe se mes tyre nuk kanë munguar debatet edhe më parë.

“I kemi kushërinj të afërm. Nuk kam qenë këtu, 5 minuta para ngjarjes jam nisur nga Pogradeci, pashë të atin të goditur, po ecte rrugës dhe thashë me kë është konfliktuar. Pas 5 minutash dëgjoj ambulancën dhe thashë çfarë është bërë këtu. Kur dola më thanë që atë e bir kanë debatuar dhe e ka goditur me çifte dy herë. I ati të birin. Më thanë që djali ka qenë i pirë. Kur erdha unë ambulanca i mori. Kanë patur debate familjare, por jo shumë. Ka luajtur më parë, por këto kohë nuk ka bërë gjëra të tilla.

Advertisement

Burrë shumë i mirë, punëtor. Punon në diell gjithë ditën. Edhe shumë faj nuk ka i ati, por nuk duhet të shkojë gjendja der atje. S;kemi pasur ndonjëherë debate në fis”, tha ai.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se gjendja e 47-vjeçari është e rëndë dhe është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy