“Babai i deputetit Bllako përfitoi 10 mln lekë për 16 muaj”/ Kryemadhi nxjerr tabelat: Provat janë në SPAK

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Babai i deputetit Bllako përfitoi 10 mln lekë për 16 muaj”/ Kryemadhi nxjerr tabelat: Provat janë në SPAK

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për zhvillimet e sotme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku dëshmoi edhe deputeti i PS-së, Alqi Bllakon.

 

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale në ‘Facebook’, Kryemadhi ka publikuar një tabelë ku thuhet se babai i deputetit Bllako ka përfituar 10 milionë lekë në muaj për 16 muaj.

 

Advertisement

Përsa i përket seancës së ditës së nesërme ku pritet të dëshmojë kryeministri Edi Rama, Kryemadhi e cilëson filmi i radhës. Sipas saj, prova e vërtetë e integritetit qëndron tek prokurorët e SPAK dhe drejtësia e re

 

REAGIMI I KRYEMADHIT

 

Advertisement

Komisioni hetimor ditën e sotme, nisi si një seancë amnistuese për Erion Veliaj dhe përfundoi me shpëtimin e deputetit të PS Bllako nga përgjigjet publike për rolin e tij në aferën e inceneratorëve.

 

Shikoni tabelën që tregon si babai i deputetit Bllako ka përfituar një pjesë të fitimit nga inceneratorët, si pagë për babain e tij, direkt i punësuar nga inceneratori i Tiranës. Pagë plot 10 milionë lekë në muaj për 16 muaj.
Ky fakt dhe shumë fakte të tjera financiare tronditëse, i kemi vendosur në dispozicion të SPAK për hetimet e tij. Fakte të tjera tronditëse mund të dalin në dritë.

 

Advertisement

Nesër ndiqni filmin e radhës në Komision, ndërsa prova e vërtetë e integritetit qëndron tek prokurorët e SPAK dhe drejtësia e re. A do të funksionojë ligji kundër pushtetarëve që kërcënojnë qytetarët duke pretenduar se kanë kontrollin e SPAK?
2022 duhet të jetë viti i drejtësisë së vërtetë! Kjo është pritshmëria e çdo shqiptari.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy