Vdekja e 32 vjeçarit Lear Kurti katër muaj më parë, brenda ambienteve të komisariatit numër tre mund të ishte parandaluar. Kjo është bërë e ditur nga zyra e Avokatit të Popullit, e cila vëren se policët nuk i kanë kryer detyrimet ligjore.
Në dokumentin drejtuar kryepolicit Muhamet Rrumbullaku dhe vartësve të tij,
Avokati i Popullit jep një sërë rekomandimesh për mënyrën sesi kryhet shoqërimi i një personi.
AVOKATI I POPULLITPunonjësit e policisë kanë vepruar në kundërshtim me dispozitën ligjore, sepse nuk mund të bëhet shoqërimi i një personi duke u mbështetur vetëm në dyshime të pa arsyeshme.
Avokati i Popullit thekson se nga këqyrja e pamjeve filmike, policia nuk ka mbajtur rigorozisht procesverbalin e shoqërimit të Lear Kurtit brenda komisariatit.
AVOKATI I POPULLITPatrulla ka sjellë në komisariat Lear Kurtin i cili në duar mban pranga, i shtrirë në tokë në gjendje të keqe shëndetësore me dridhje trupi. Në këto pamje duken punonjësit e policisë të cilët përpiqen t’i japin ndihmë. Ai ka qëndruar në ambientet e komisariati për 4 minuta dhe më tej është marrë nga patrulla e cila edhe e kishte shoqëruar më herët.
Pas akt-ekspertimit të mjekësisë ligjore prokuroria doli në përfundimin 32-vjeçari humbi jetën nga mbidoza e kokainës që i shkaktoi arrestin kardiak. Ndërsa tre punonjësit e policisë u pezulluan nga detyra.