Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për të miratuar hartën e re gjyqësore, kreu i dhomës kombëtare të avokatisë, Maksim Haxhia beri te ditur se hapi final do të jetë beteja ne gjykaten kushtetuese.
MAKSIM HAXHIA
KREU I DHOMES KOMBETARE TE AVOKATISE
AdvertisementPavarësisht nga vendmimmarja që iu takon juve, hapi ynë final do të jetë Gjykata Kushtetuese. Është ngritur një grup për përgatitjen e materialit, përcaktuar konform ligjit për GjK. Do të thërrasë ekspertët më të mirë që ka vendi ynë. DHASH, si anëtare e Shoqatave Europiane, do të vërë në dijeni këtë institucion të rëndësishëm brenda BE dhe PE, duke i bërë të qartë antikushtetueshmërinë e këtij akti dhe vendimi të KLGJ.
Haxhia theksoi se vendimi për të miratuar hartën e re gjyqësore ishte më i gabuari.
MAKSIM HAXHIA
KREU I DHOMES KOMBETARE TE AVOKATISE
Edhe pse ne ishim të bindur për këtë, shpresa vdes e fundit. Më 1 shkurt është afati për Apelin, që do pozicionohet në Tiranë, më 1 Maj Gjykatat e Shkallës së Parë dhe me 1 korrik ato të Shkallës së Parë Administrative.
Ne qëndrojmë dhe insistojmë se kjo hartë është e gabuar dhe është vendimi më i gabuar i marrë nga KLGJ. Nëse kjo hartë do të aplikohet, është shumë e rëndë, ndërsa edhe aplikimi është pothuajse i pamundur.
Ndërkaq vendimi per vijimin ose jo te bojkotit të seancave gjyqësore pritet te merret ne perfundim te mbledhjes se dhomes kombetare te avokatise.