“Avionët grekë na rrethuan”: Incidenti, çfarë ndodhi sipër kokave të ushtarëve turq në Egje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Avionët grekë na rrethuan”: Incidenti, çfarë ndodhi sipër kokave të ushtarëve turq në Egje

Tensioni është në kulm në Egje me anijen turke “Cesme” që është futur në brendësi të ishujve grekë duke kryer kërkime si edhe flotën franceze dhe greke që gjatë këtyre ditëve pritet të kryejnë manovra ushtarake pranë Kretës.

Prej tre ditësh anija “Cesme” e Turqisë ndodhet në Egjeun veri-lindor me qëllim kryerjen e disa kërkimeve nëndetare, por kjo i ka shqetësuar grekët, të cilët po e monitorojnë nga afër. Madje gjatë ditës së djeshme turqit theksuan se një numër i madh avionësh grekë kaluan pranë anijes së tyre në formë kërcënim, raporton abcnews.al.

Në lidhje me këtë kanë reaguar sot autoritetet greke duke theksuar se avionët grekë kaluan në zonë për të kryer manovra ushtarake, por ishin në një largësi prej 10 miljesh nga anija turke.

“Kaq hapësirë për no fly zone nuk e ka as flota amerikane në Mesdhe”, shkruajnë mediat greke në lidhje me incidentin në fjalë.

Egjeu është i tejmbushur me prezencë ushtarake gjatë këtyre javëve me anije dhe avionë nga vende të ndryshme që kryejnë kërkime si edhe manovra ushtarake.

Advertisement

146 helikopterë dhe dhjetra anije amerikane pritet të fillojnë një stërvitje në Akleksandropulos me ushtrinë greke, vetëm pak kilometra nga kufiri turk.

Ndërkohë, një flotë franceze me në krye aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” është nisur tashmë dhe pritet që në pak ditë të pozicionohet pranë Kretës për të kryer manovra me marinën greke si një kundërpërgjigje ndaj Turqisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy