Avdullah Hoti poston foto duke bërë ski, por komentuesit merren me veshjen e tij të “shtrenjtë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti, ka publikuar një foto në mediat sociale dhe tregon se ka qenë në Brezovicë për të bërë ski.

Hoti shihet i veshur më rroba përdoren për ski, ku nuk mungon as kapuçi apo syzet e nevojshme për të kryer këtë sport.

Por mediat në Kosovë kanë hedhur dyshimet se veshja e kryeministrit shkon rreth 600 euro. Sipas raportimeve, këtë vlerë e kanë përllogaritur disa qytetarë që quhen “Maniakë t’Skijimit”.

Sipas kërkimeve të tyre, kapela i kushton 9 euro, syzet 49.32, ndërsa xhaketa shkon rreth 221. 96 euro.

Advertisement

Po ashtu sipas këtyre qytetarëve pantallonat i kushtojnë 263.07 euro, ndërsa dorëzat për ski mund t’i ketë blerë 57.04 euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy