Operatori i rrjetit të gazit në Bullgari “Bulgartransgaz” njoftoi se pas një avarie në tubacion ka ndaluar transportin e gazit natyror në Rumani, Serbi dhe Hungari.

Kompania tha më 1 nëntor se avaria ndodhi në orët e mëngjesit në afërsi të fshatit verilindor Vetrinos. Ekipet po punojnë në zëvëndësimin sa më të shpejt të asaj pjese të tubacionit të gazit.

Transporti i gazit natyror në Rumani u ndërpre automatikisht ndërsa më vonë u rivendos pjesërisht, por furnizimi në Serbi dhe Hungari është pezulluar, tha Bulgartransgaz. Përmes rrjetit të saj, Bullgaria transporton gazin rus në Serbi dhe Hungari.

Në Bosnje-Hercegovinë, Sarajevogas, shpërndarësi kryesor i gazit për kryeqytetin, njoftoi se furnizimet me gaz do të kufizoheshin ndërsa për konsumatorët që përdorin burime alternative të energjisë furnizimi do të ndërpritet. Kantoni i Sarajevës është gjithashtu konsumatori më i madh i gazit në Bosnje dhe Hercegovinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sarajevogas tha se po punohet në rregullimin e defektit, por se nuk dihet se kur do të normalizohet furnizimi. Ndërkohë, Serbia aktualisht është plotësisht e varur nga gazi rus. Ky vend arrin të përmbushë vetëm 13 për qind të nevojave nga prodhimi i brendshëm./REL