Në maj, spitali i Fierit, pritet të jetë në shërbim të qytetarëve. Për të përmbushur premtimin për ndërtimin brenda tre muajve janë angazhuar 600 punonjës, 200 prej të cilëve janë ekipe shqiptare.
Nga marrëveshja me Turqinë, parashikohet punësimi i 380 mjekëve, infermierëve dhe punonjës të shërbimeve të tjera. Kryesoret, pra rreth 50, administratorët dhe drejtues të pavionëve do të jenë turq.
Ata do të qëndrojnë për një kohë të caktur deri sa të bëjnë transferimin te pala shqiptare. Më pas administratorët turq do të zhvillojnë një konkurs për zëvendësimin e tyre nga mjekët, të cilët do të rekrutohen kryesisht nga qarku i Fierit.
Modeli që do të zbatohet do të jetë ai autonom, ku mjekët do të vlerësohen në bazë të performancës. Gjatë inspektimit të punimeve Edi Rama vlerësoi se ky model është një nga mënyrat për të luftuar korrupsionin.