Policia e Bulqizës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe ka vënë në pranga një 18-vjeçar. Ndërkohë 21-vjeçari, i cili drejtonte makinën është shpallur në kërkim.

“Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit të dyshuar,  ku kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e njërit prej shtetasve  ( pasagjer)  shtetasin  K.S., 18 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit  shtetasi E.T., 21 vjeç, mundi të largoj në këmbë pasi braktisi mjetin dhe vijon intensivisht puna për kapjen  e tij”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit brenda në automjet,  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë dhe 130 copë fishek./vizionplus.tv