
Autobuzi urban i linjës Durrës-Porto Romano ka marrë flakë duke u djegur plotësisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16: 30 në kohën që autobuzi udhëtonte drejt Porto Romanos.
Advertisement
Fillimisht është konstatuar një re tymi që ka hyrë në mjediset e brendshme, ndërsa më pas pasagjerët kanë zbritur të gjithë.
Flakët e kanë përfshirë shumë shpejt të gjithë autobuzin, duke krijuar edhe një shtëllungë gjigande tymi.
Advertisement
Mjetet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje dhe e kanë fikur pas disa minutash. Nuk ka pasur dëmtime të pasagjerëve apo shoferit.