Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shkuar në vendin e ngajrjes ku autobusi i Unazës përfundoi në lumin Lana.
Veliaj tha se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar rëndë nga aksidenti, teksa bëri me dije se po punohet për heqjen e autobusit dhe makinës nga Lana.
“Asnjë njeri i dëmtuar rëndë, drama njerëzore përfundoi këtu, t’i lëmë punën policisë, të lëmë profesionistët e policisë dhe zjarrfikësit dhe inxhinierët që do të zhvendosen nga Lana. Për sa kohë jeta e njeriut është jashtë rrezikut, do i gjejmë një mënyrë me vinc ose jo për t’i nxjerrë nga Lana. Zoti na ndihmoi të mos kishim një tragjedi në Tiranë”, tha Veliaj.
Advertisement
Nga ana tjetër, kreu i Policisë rrugore të Tiranës, Taulant Gjoka tha se 5 persona kanë mbetur rë lënduar lehtë, teksa po punohet për të mësuar shkaqet e aksidentit.
“Është një aksident rrugor që në pamje të parë duket i rrezikshëm, 5 të dëmtuar lehtë, faza e parë e ndihmës së shpejtë ka qenë në kohë reale, po shqyrtojmë pistat e hetimit, nëse jemi përballë një defekti apo një gabimi njerëzor”, tha kreu i Policisë rrugore të Tiranës.
Advertisement