Austria ndan një milion doza vaksinash për Ballkanin Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Austria ndan një milion doza vaksinash për Ballkanin Perëndimor

Austria do të shpërndajë 1 milion doza vaksinash kundër koronavriusit për Ballkanin Perëndimor, ku përfiton edhe Shqipëria. Kjo u bë me dije nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili thotë se një vend mund të jetë përfundimisht i sigurt nga pandemia, nëse të gjithë janë të sigurt.

“Austria do t’i sigurojë Ballkanit Perëndimor më shumë se 1 milion doza vaksinash. Sepse ne jemi përfundimisht të sigurt nga pandemia nëse të gjithë janë të sigurt”, shkruan ai në Twitter.

Kjo deklaratë e Kurz vjen pas takimit të nivelit të lartë që ai zhvilloi sot me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në Twitter, pak parat akimit,  Kurz u shpreh se Bashkimi Europian është i paplotë për Ballkanin Perëndimor, ndërsa siguroi mbështetjen për rajonin edhe për luftën kundër pandemisë.

“BE-ja s’është e kompletuar për sa kohë Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e tij. Ju mund të konsideroni mbështetjen tonë për reformat e kërkuara për rrugën drejt BE-së, po ashtu edhe për luftën kundër pandemisë. Këtë do ta theksojmë edhe në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurz. 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy