Kryeministri Edi Rama ka zbardhur bisedën telefonike që ka realizuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Teksa ka shpërdarë një sekuencë të shkurtër nga telefonata, Zelenskyy dëgjohet teksa i shpreh mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen konkrete ndaj Ukrainës.
“Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës. I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse.”
Rama: Hello, Alo..
Zelenskyy: Alo kryeministër, jam presidenti i Ukrainës
Rama: Zoti President si je?
Zelenskyy: Faleminderit kryeministër, për këtë telefonatë
Rama: Faleminderit ju, s’dua të përsëris atë që bota po thotë, po do doja të bëja shumë për ju dhe popullin tuaj. Uroj që të triumfoni.