Atraksionet turistike në Durrës, amfiteatri dhe kulla veneciane, destinacionet kryesore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atraksionet turistike në Durrës, amfiteatri dhe kulla veneciane, destinacionet kryesore

Amfiteatri antik i Durrësit tërheq vizitorë të shumtë pothuajse gjatë gjithë vitit, por muajt e verës shënojnë numrin më të madh të tyre. Jona Saraçi, specialiste në qendrën Muzeore Durrës thotë se më të zakonshëm janë turistët që vijnë nga Polonia, Gjermania, Spanja dhe Italia, por ka pasur edhe nga vende shumë të largëta si Mongolia, Australia dhe Zelanda e Re.

Përveç vlerësimeve që bëjnë turistët e huaj mbi këtë monument, ata shtojnë se nevojitet një menaxhim më i mirë i tij, të ketë guidë, tabela apo shenja që mund të shpjegojnë më shumë rreth historisë së amfiteatrit.

“Ky amfitetër, më pelqyen pa masë. Është interesante pasi të rikthen kujtimet, tashmë ka vetëm rrenoja. Unë vetë jam shumë i interesuar për këto gjera. Mendoj se duhet të kishte më shumë informacione, tabela dhe shpjegime në vende të ndryshme. Shenja ose diçka e tillë do të ishte mirë”, tha një turist.

“Amfiteari është i bukur por mungojnë disa shpjegime, duhet të jetë më i kuruar në pika të caktuara. Qyteti është kaotik, ka shumë trafik, por Durrësi mbetet një qytet i bukur gjithsesi”, shtoi një turiste italiane.

Advertisement

“Ne sapo kemi arritur në Durrës, jemi nga Barcelona. Është shumë nxehtë si në Barcelonë, tipik për një vend mesdhetar. Ka gjëra që janë tamam të ngjashme si në në Spanje, por Shqiperia është një vend interesant”, theksoi një tjetër turist nga Spanja.

Por Amfiteatrit nuk i mungojnë as emigrantët që rikthehen për pushime në vendlindje.

Aktualisht amfiteatri antik dhe kulla veneciane janë dy ndër monumentet më të vizituara në qytetin e Durrësit, pasi Muzeu Arkeologjik dhe ai Etnografik, janë në rikonstruksion./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy