Policia e Shkodrës shpalli në kërkim tre persona, të dyshuar si atentatorët kryesorë të sulmit me armë zjarri ndaj Taulant Pepajt, person i cili në 2017 është arrestuar për plagosje të rëndë me dashje.

Dyshohet se në konflikt u përfshinë Sehar Xhenje dhe vëllai i tij si dhe Esmeraldo Hato, të cilët , raporton Vizion Plus, kanë pasur një sherr në burg me shtetasin Taulant Pepaj.

Sipas pamjeve të kamerave që ka në dorë policia, autorët janë larguar nga vendngjarja me dy makina, një “Mercedez benz S” dhe një “Jaguar” dhe e kanë braktisur makinën e tyre tip “Audi” në një rrugicë në fshatin Grudë .

Po sipas policisë vëllezërit kanë qëlluar me dy lloje pistoletash. Raportohet se policia po vijon punën për kapjen e autorëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këtë të dielë paradite mjeti që drejtohej nga Taulant Pepaj, u qëllua me armë zjarri nga dy vëllezërit dhe një person i tretë.