
Zbardhet dëshmia e Lulëzim Mashës i cili u qëllua me armë zjarri pak më parë tek Liqeni i Thatë në Tiranë.
Masha ka deklaruar në polici se nuk e njihte përsonin që qëlloi në drejtim të tij.
Advertisement
“ Nuk e njihja autorin ishte i moshës 25-vjeç, nuk me tha asgjë, qëlloi dhe u largua, ishte esmer dhe me mjekër”, ka thënë Masha.
Ai është qëlluar me 3 plumba, ku 2 prej plumbave kanë kapur makinën tip “Benz” me të cilin po lëvizte Lulëzim Masha. Burime bëjnë me dije se arma e përdorur është e kalibrit të vogël, jo me silenciator.
Advertisement