Personi që duket në foto është 57 vjeçari, Ismet Çekorja që mbeti i vrarë nga atentati më armë zjarri në Shkodër këtë të premte.
Pak ditë më parë djali i viktimës u akuzua si i dyshuar për një tjetër atentat në këtë qytet.
Fillimisht Çekorja mbeti plagosur, ndërsa nuk mundi t’I shpëtonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Shkodër/Informacion paraprak
AdvertisementNë lagjen “Guerrile”, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.