Një anëtar i fisit Bajri ka mbetur i plagosur në një atentat mbrëmjen e sotme në lagjen Dobraç të Shkodrës. Mësohet se i plagosur ka mbetur Admir Bajri, 38 vjeç.

 

Ai u qëllua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me makinë tip ‘Benz’, ndërsa shoqërohej nga e ëma. Atentatorët pasi e qëlluan me breshëri automatiku, u larguan në drejtim të paditur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

“Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkoder, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi A.B, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.

38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve”, njofton policia.