Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Ardian Çollaku, personi që mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm në Elbasan,
Çollaku u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit dhe më pas te Trauma, ku u tha se kishte pësuar vdekje klinike.
Fatkeqësisht, mëngjesin e sotëm bëhet me dije se ai ka ndërruar jetë. Në këtë atentat humbi jetën edhe Lulzim Bitri, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.. Të dy viktimat ishin persona me precedent të mëparshëm penal.
Ata u qëlluan në pritë pranë një karburanti të zonës, dhe pak momente më pas Policia gjeti një makinë të djegur në Balldren, që dyshohet se u përket autorëve.
Advertisement