Atentati në Don Bosko/ Dyshohet se siguroi targat e makinës së përdorur, Nikoll Sherrniku nuk pranon akuzat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati në Don Bosko/ Dyshohet se siguroi targat e makinës së përdorur, Nikoll Sherrniku nuk pranon akuzat

Zbulohen detaje të reja në lidhje me masakrën në Don Bosco në lokalin e Fatjon Muratit.

 

Nikoll Sherrniku, personi që policia dhe prokuroria akuzojnë se ka siguruar targat e vendosura në makinën që u përdor në atentatin e “Don Boskos” nuk ka pranuar akuzat.

 

Advertisement

Ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por ka mohuar të jetë i përfshirë në atentatin ku mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën 6 të tjerë.

 

Sipas tij, kur ka ndodhur ngjarja në mars, ai ndodhej në burg.

 

Advertisement

Pavarësisht deklaratës, policia e organi i akuzës thonë se ka prova të forta që e implikojnë Sherrnikun dhe se targat në Gjermani janë marrë para gushtit të 2022, kur u arrestua në Kune të Lezhës.

 

Nga veprimet hetimore hetuesit kanë dyshime se targat gjermane janë provizore që 28-vjeçari Sherrniku i kishte pasur në një automjet të blerë në Gjermani në 2020-ën.

 

Advertisement

Kjo makinë me targa provizore ka hyrë në vendin tonë nga 28-vjeçari nga Kosova përmes pikës kufitare të Morinës. Makina rezultonte në emër të tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy