Atentati në Don Bosko, dëshmojnë dy të plagosurit: S’kemi konflikte, prandaj lëviznim lirshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati në Don Bosko, dëshmojnë dy të plagosurit: S’kemi konflikte, prandaj lëviznim lirshëm

Dy të plagosurit e atentatit të një ditë më parë në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi, janë marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Siç mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, në dëshminë e tyre, të dy kanë mohuar të kenë pasur konflite me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit dhe nuk kanë arritur të identifikojnë autorët. Megjithatë, grupi hetimor ka dyshime se objektiv i sulmit të ketë qenë Elezaj për konflikte që mund të ketë pasur përgjatë kësaj periudhe me persona të tjerë.

Nuk përjashtohet mundësia që atentati të jetë kryer për shkak të së shkuarës kriminale, pasi më herët ka qenë i dënuar për prostitucion.

Advertisement

Asnjëri prej të plagosurve nuk ruhej dhe nuk kishte frikën e një atentati të mudshëm. Sipas dëshmisë së tyre, lëvizjet nëpër Tiranë i kishin normale dhe të përditshme.

Arma e krimit, e gjetur në makinën e djegur “Golf 5” është e njëjta që është qëlluar në atantat, pistoletë e kalibrit të ulët, 7.65 mm. Të dy, nuk i përkasin ndonjë grupi kriminal dhe në këtë mënyrë pistat e hetimit janë më të paqarta. Hetuesit po verifikojnë zënka ose debate të së shkuarës të Elezajt, të cilat mund të jenë bërë shkak për ngjarjen./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy