Dy të mitur janë dëshmitarët e radhës që u paraqiten para trupës së Gjykatës së Posaçme për të dëshmuar në procesin gjyqësor të atentatit kundër Prokurorit Arjan Ndoji ku mbeti I vdekur shoferi I tij Andi Maloku.
Fëmijët do të duhej të dëshmonin në një process gjyqësor ku janë të akuzuar Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur pasi séance e shty.
Arsyeja e shtyrjes së seancës ishte mungesa e avokateve mbrojtës të Redjan Rrajës me pretendimin se klienti i tyre ka probleme shendetesore.
Pak ditë më parë Rraja u fut në sistemin “41 Biss”, ku mbahen personat më të rrezikshëm.
Për pasojë mbetet për seancën e radhës dëshmia e dy të miturve të cilët kanë parë autoret e dyshuar të atentatit që të largohen pas braktisjes së mjetit të tyre në fshatin Shkafane të Durrësit.
Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoji u bë në 1 nëntor 2019 në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.
Prokurori ishte në makinë me shoferin e tij Andi Maloku dhe mikun e vet Aleksander Laho “Rrumi”.
Shoferi Andi Maloku gjeti vdekjen ndërsa Prokurori bashkë me mikun e tij u plagosën.