Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së Redjan Rrajës dhe familjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së Redjan Rrajës dhe familjes

SPAK ka këruar sekuestrimin e pasurisë së Redjan Rrajës dhe familjes së tij.

34-vjeçari nga Nikla e Fushë-Krujës,  u arrestua  si një nga autorët e dyshuar në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale ‘vrasje të funksionarëve publik’, ‘vrasje e mbetur në tentativë’ e ‘armëmbajtje pa leje’. Për Redjan Rrajën kërkohet masa e arrestit me burg për akuzat e mësipërme.

Kujtojmë se Redjan Rraja është kushëriri i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare, në tentativë për tu larguar drejt Malit të Zi.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në parashikimet e Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ka regjistruar në datën 22.01.2021 procedimin pasuror nr. 2, në ngarkim të pasurive të shtetasit Redjan Rraja dhe familjarëve të tij.

Advertisement

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi pasuror janë kryer shumë veprime hetimore dhe në përfundim, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për vendosjen e sekuestros sipas parashikimeve të Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 22 datë 23.10.2021 ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë vijon:

 Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.
 Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.
 Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.
 Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
 Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
 2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.
 Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.
 Një orë dore tip “Roleks”.
 Shuma prej 2750 Euro.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Hetimet vazhdojnë me qëllim evidentimin e pasurive të tjera që shtetasi R. Rraja dhe persona të tjerë të lidhur mund të kenë në zotërim apo në pronësi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy