Atentati ndaj policëve/ Identifikohet 37-vjeçari vlonjat, por ende nuk është kapur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati ndaj policëve/ Identifikohet 37-vjeçari vlonjat, por ende nuk është kapur

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, i cili qëlloi me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të një automjeti me të cilin udhëtonin 2 shtetas (punonjës policie).

Sekuestrohet automjeti i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Ngjarje e rende ndodhi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Partizani”, ku një shtetas qëlloi me armë zjarri nga një automjet tip “Volkswagen”, në drejtim të një automjeti “Audi”, më të cilin udhëtonin 2 punonjës policie, jashtë shërbimit

Autori i dyshuar i ngjarjes eshte shtetasi me iniciale D. H. alias T. H. alias D. H., 37 vjeç, banues në Vlorë.

Advertisement

Ky shtetas, rreth orës 19:40 të mbrëmjes së djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., 25 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., 27 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë gjetën të braktisur, në lagjen “Partizani”, Vlorë, automjetin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy