Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, i cili qëlloi me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të një automjeti me të cilin udhëtonin 2 shtetas (punonjës policie).

 

Sekuestrohet automjeti i autorit të dyshuar të ngjarjes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjarje e rende ndodhi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Partizani”, ku një shtetas qëlloi me armë zjarri nga një automjet tip “Volkswagen”, në drejtim të një automjeti “Audi”, më të cilin udhëtonin 2 punonjës policie, jashtë shërbimit.

 

Autori i dyshuar i ngjarjes eshte 37-vjecar vlonjat qe rezulton te jete me tre emra,  D. H. alias T. H. alias D. H., 37 vjeç, banues në Vlorë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky shtetas, rreth orës 19:40 të mbrëmjes së djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit Angjelo Breshani, 25 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Nako Mehmetaj, 27 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

 

Pas ngjarjes shërbimet e Policisë gjetën të braktisur, në lagjen “Partizani”, Vlorë, automjetin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";