Atentati me armë zjarri i një nate më parë në Lezhë ndaj Blerim Preçit vijon të mbetet pa autor. Gjatë natës policia ka ushtruar kontrolle në zonën e bregut të Matës dhe fshatrat e Kurbinit, por pa arritur të bien në gjurmët e atentatorëve.

 

Gjithashtu janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjen dhe ata janë lënë sërish të lire.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas burimeve në dëshminë e tij para hetuesve, Blerim  Preçi ka deklaruar se nuk ka konflikte. Ky i fundit mësohet të ketë deklaruar para policisë se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa po hetohet mundësia e ngatërresës nga antentatorët.Burime policore bëjnë me dije se janë sekuestruar kamerat e disa bizneseve në Ishull Lezhë në menyre që të bihet në gjurmët e autorëve