Dalin pamjet nga atentati që ndodhi mbrëmjen e sotme në Sukth të Durrësit.
Nga atentati mbeti i vdekur Arben Mërkuri, 48-vjeç. Mërkuri u qëllua me armë zjarri përpara ambjenteve të dyqanit të tij nga persona ende të paidentifikuar.
48-vjeçari fillimisht u dërgua në spital me shenja por nuk iu mbijetoi plagëve të marra. Viktima mbante dy mbiemra, Mërkuri dhe Ismaili ndërsa njihej me pseudonimin Maneci.
48-vjeçari ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet për krime kundër personit, vrasje me pagesë dhe gjithashtu pjesmarrës në dhunimin e një shtetasi libanez disa vite më parë.
“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia.
Advertisement