27-vjecari nga Berati Aleksander Sadikaj, i cili ndërroi jetë sot si pasojë e shpërthimit të tritolit vendosur në makinë, rezulton të jetë një emër jo i panjohur për Policinë e Shtetit.
Bëhet me dije se 27-vjecari Sadikaj ishte proceduar më parë për tentativë vrasje, c’ka ka orientuar edhe grupin e hetimit të hetojë si një pistë të mundshme për të hedhur dritë mbi krimin e sotëm.
Advertisement
Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e kësaj të shtune ku i riu po lëvizte me makinën e tij tip ‘Benz’.
Aleksandër Sadikaj fillimisht mbeti i dëmtuar rëndë prej shpërthimit më pas ndërroi jetë në spital si pasojë e palgëve të marra dhe humbjes së gjakut.
Advertisement
Gjithashtu mësohet se automjeti me të cilin viktima udhëtonte, është i regjistruar në një tjetër emër.
Advertisement