Asnjë gjurmë nga Azgan Mërcina edhe pas dy ditësh, ku po kërkohet sot vrasësi i policit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Asnjë gjurmë nga Azgan Mërcina edhe pas dy ditësh, ku po kërkohet sot vrasësi i policit

Pothuajse 48 orë nga vrasja e Novruz Cenalisë në Baltëz të Fierit dhe ende asnjë gjurmë nga autori 23-vjeçar Azgan Mërnica.

23-vjeçari rreth orës 13:00, më 13 maj vrau me plumb në kokë efektivin 28-vjeçar të forcave “Shqiponja” dhe u arratis menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sot kërkimet e forcave RENEA janë përqendruar në tre pika. Vizion Plus mëson se RENEA është pozicinuar në kryqëzimin që lidh fshatin Baltëz me fshatin Sulaj. Ndërkohë që grupe të FNSH janë poizcionuar në Apolloni dhe Pojan.

Ditën e djeshme u raportua se një person i ngjashëm me Mërnicën ishte parë në Gjirokastër. Për këtë u lajmërua edhe policia e Gjirokastrës.

Advertisement

Ka dyshime se 23-vjeçari mund të tentojë të kalojë kufirin e të arratiset drejt Greqisë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy